FOTO/ Fansat e Kourtney Kardashian reagojnë ashpër pas dekorimit që ajo zgjodhi për Halloween

Reagime të forta shkaktoi dekorimi i zgjedhur për Halloween nga Kourtney Kardashian.

Ylli i Family hyri në llogarinë e saj personale në Instagram për t’u treguar miqve të saj në internet se si e dekoroi shtëpinë e saj për Halloween.

FOTO/ Fansat e Kourtney Kardashian reagojnë ashpër pas dekorimit

Një nga imazhet, megjithatë, ishte ajo që zemëroi audiencën e saj. Kourtney Kardashian ka zgjedhur të vendosë në kopshtin e saj dy skelete të fryrë, të ulur njëri mbi tjetrin.

Pozat që ajo dhe bashkëshorti i saj, Travis Barker, bëjnë shpesh, ngjallin gjithmonë komente, sidomos kur ndajnë puthje mes tyre.

Miqtë e saj në internet, nuk e kanë parë me humor foton e postuar dhe në komentet që i kanë lënë e kanë akuzuar se nuk i respekton fëmijët.

“Si nënë e katër fëmijëve, më duket e neveritshme që ju e bëni këtë”, shkroi njëri, ndërsa një tjetër shtoi: “A e keni bërë seriozisht këtë me skeletet? A nuk keni respekt për fëmijët tuaj?’

FOTO/ Fansat e Kourtney Kardashian reagojnë ashpër pas dekorimit