JO QEVERI ME EKSTREMISTËT E DJATHTË/ Protesta në Vjenë në prag të negociatave për formimin e qeverisë së re
Negociatat politike për formimin e koalicionit qeverisës në Austri u paraprinë nga protesta qytetare. MIjëra njerëz marshuan në Vjenë kundër bashkëpunimit me Partinë e Lirisë, një forcë e ekstremit të djathtë, që fitoi zgjedhjet parlamentare
Mijëra njerëz zbritën në rrugët e Vjenës në një protestë, nga ku u bënë thirrje forcave politike posaçërisht partisë konservatore në pushtet, të mos bëjnë koalicion qeverisës me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), që fitoi zgjedhjet parlamentare për herë të parë të dielen e kaluar!
FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, mori 29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), me rrethi 26 për qind të votave.
Rezultati detyron koalicion për formuar qeverinë, por negociatat duken të vështira!
Partia e Lirisë, një forcë politike euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.
Partinë Popullore Austriake ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë e Lirisë, por ka vënë kusht që në kabinet të mos marrë pjesë lideri i forcës politike të ekstremit të djathtë.
FPO-ja në anën tjetër këmbëngul se Kickl do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Në këtë situatë para nisjes së bisedimeve, qytetarët kanë zbritur në rrugë.
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën pranë Universitetit të Vjenës duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrime, si “Mbrojeni demokracinë”.
“Ne duam ta themi qartazi tani: E dashura OVP, ju lutem mos u futeni në këtë marrëveshje përsëri”, thanë organizatorët e tubimit.
Qëndrimi I referohet fakti se dy partitë kanë qenë dy herë në koalicion, por forca e ekstremit të djathtë ka pasur ndikim të vogël, ndryshe nga tashmë që është parti e parë.
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, do të nisë me drejtuesin e Partisë së Lirisë, takimet me liderët e partive politike.
Para bisedimeve, kreu i Shtetit u ka bërë thirrje forcave politike të zhvillojnë bisedime njëra-tjetrën për formimin e koalicionit qeverisës. Skenarët janë të ndryshëm.
Partia e Lirisë do të arrinte një shumicë të qartë në dhe do të mund të formonte qeverinë e re të Austrisë nësë do të bashkëpunonte me Socialdemokratët dhe me një parti më të vogël si liberalët e Neos.


