Sulmet në Liban/ Antonio Tajani: Jemi gati të marrim cdo iniciativë për të garantuar sigurinë e bashkatdhetarëve tanë
178 shtetas italianë që jetojnë në Liban kanë mbërritur gjatë natës në aeroportin e Romës përmes një fluturimi charter organizuar nga Ministria e jashtme italiane.
Ministri i jashtëm Antonio Tajani është shprehur se janë gati të marrin cdo iniciativë për të garantuar sigurinë e bashkatdhetarëve të tyre.
"Jemi gati të marrim cdo iniciativë për të garantuar sigurinë e bashkatdhetarëve tanë. Në ditët në vijim do të organizohen fluturime të reja shtetërore për kthimin në Itali të qytetarëve tanë e kemi ftuar kompanitë ajrore të shtojnë fluturimet e tyre nga Bejrut drejt Italisë. Nuk jemi në fazë evakuimi por po garantojmë sigurinë e shtetasve tanë", tha ai.
Janë rreth 3200 civilë italianë që jetojnë në Liban e rreth 1200 ushtarë italianë pjesë e kontingjentit Unifil të forcave të OKB.
