Makina e Spiropalit vjen në Kuvend, Noka akuzon: Mjeti është bosh, ka hyrë si mi në parlament

Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert.

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament.

“Makina është bosh.

Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë.

U ka hyrë frika në palcë.

Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.