Deputetët e opozitës me plan të qartë, bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit, nuk lejojnë socialistët të futen

Deputetët e opozitës duket se kanë ardhur me një plan të qartë.

Sipas raportimit të gazetarit të Ora News, Isa Myzyraj kanë bllokuar 5 hyrjet e Kuvendit duke penguar deputetet socialistë që të futen në Kuvend.

Kujtojmë se dje 24 deputetë të opozitës u përjashtuan nga Kuvendi pas djegies së karrigeve.