Meta merr pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës: Shqiptarët do vazhdojnë të jenë garantë të rrugës europiane të RMV

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë garantë të rrugës europiane dhe euroatlantike së Maqedonisë të Veriut.

Postimi i Metës:

Kënaqësi sot të merrja pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, që është kthyer në një platformë të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Sot duke uruar të rinjtë e sapodiplomuar theksova domosdoshmërinë e ruajtjes së arritjeve në fushën arsimit dhe gjuhës shqipe sipas Marrëveshjes historike të Ohrit.

Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë garantë të rrugës europiane dhe euroatlantike së Maqedonisë të Veriut.