Kulluri: PS-ja ka marrë atributet e Kushtetueses, gjykata duhet të ishte me tolerante me Salianjin

Përmes një intervistë në Ora News, Edvin Kulluri tha se mazhoranca ka marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese që është niveli më i lartë gjyqësore në vend.

Ai shtoi se e gjithë historia me dosjen Babale është një histori e shëmtuar dhe me tepri nga të dyja palët dhe se Salianji nuk duhej dënuar me burg.

Kulluri: Mazhoranca ka marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese që është niveli më i lartë, gjyqtari final që vendos se çfarë është dhe jo kushtetuese. Në momentin që ti shkel kushtetutën, pra kontratën e qytetarit me institucionet publike, ti ke rrëshqitur nga demokracia dhe po shkon tek autokracia.

Jam i mendimit se gjithë kjo histori është një histori e shëmtuar dhe me tepri nga të dyja palët. Nuk besoj se një politikan ka për detyrë që të bëjë atë që bëri Salianji, edhe pse Xhafaj nuk mund të qëndronte ministër kur vëllai ishte dënuar në Itali. Këtu kishte të drejtë Salianji. Por të bëhesh pjesë e një intrige e njerëzve të rëndomtë për ta shfrytëzuar politikisht është një tepri e Salianjit. Nëse gjykata ka pasur bindjen se audioja ka qenë e montuar, gjykata duhet të ishte me tolerante.