Viral pas aksidentit live/ Djemtë nga Hasi sqarojnë situatën: E bëra me dashje...
Mbrëmjen e së hënës live në 'D-Night', pas intervistës djemtë nga Hasi patën një përplasje me një tjetër makinë.
Për fat të mirë pa dëme, por kaq mjaftoi që të bëheshin shumë viral në rrjetet sociale.
Ata u rikthyen përsëri për të dhënë një intervist dhe për të sqaruar situatën e krijuar.
Pjesë nga intervista:
Kledisi: Dajana kemi djalin këtu, do tregoj si është. Si ishte tronditja mbrëmë.
Dajana: A është mirë njëherë
Djali: Shumë e bukur, e bëra me dashje (qesh)
Kledisi: Kur them "çunat e lluksit", unë të prisja me helikopter sot
Djali: E bëra me plas 'syrin e keq' pak.
Dajana: Leone përtej shakave a është mirë djali ?
Kledisi: Janë shumë mirë, unë me djalin kam komunikuar dhe mbrëmë, sepse e pyeta sesi janë me shëndet.
E duke qënë se janë personat më viral në çdo rrjet social aktualisht nuk e lanë as vetë pa e përmendur.
"I respektojmë ata se na kanë bërë komente të bukura atje, se janë kënaq. Edhe do prishim ndonjë tjetër makinë shumë shpejt të kënaqen edhe më mirë."