Rrëzohet nga çatia teksa po kryente punime, 49-vjeçari në Shkodër dërgohet menjëherë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 12:18
Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi 49 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së tij, në lagjen “Vojo Kushi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
