Shkrirja e akullnajave ndryshon kufirin mes Zvicrës dhe Italisë/ Ekspertët: Kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë
Ndryshimet klimatike po detyrojnë edhe ndryshim të kufijve mes vendeve!
Italia dhe Zvivra do të rishikojnë hartën e kufirit alpin për shkak të shkrirjes së akullnajave!
Zvicra dhe Italia kanë rishikuar një pjesë të kufirit të tyre në Alpe, për shkak të shkrirjes së akullnajave, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Seksione të mëdha të ndarjes gjeografike përcaktohen nga kreshtat e akullnajave ose zona me borë të përhershme, por shkrirja e akullnajave ka bërë që këta kufij natyrorë të zhvendosen, duke çuar në përpjekjen e të dy vendeve për të korrigjuar kufirin.
Një pjesë e zonës së prekur është nën Matterhorn, një nga malet më të larta të Evropës, dhe afër një numri vendpushimesh të njohura të skive.
Mendohet se qartësimi i kufijve do t'i ndihmojë të dy vendet të përcaktojnë se cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e zonave specifike natyrore.
Zvicra e miratoi zyrtarisht marrëveshjen të premten, kur deklaroi se kufijtë e ripërcaktuar ishin hartuar në përputhje me interesat ekonomike të të dyja palëve, ndërsa Italia ende nuk e ka bërë të njëjtën gjë.
Lëvizja që pason një projekt-marrëveshje nga një komision i përbashkët zvicerano-italian në maj 2023, do të publikohet pas nënshkrimit nga të dy vendet.
Statistikat e publikuara shtatorin e kaluar treguan se akullnajat e Zvicrës humbën 4% të vëllimit të tyre, humbja e dytë më e madhe ndonjëherë pas shkrirjes rekorde të vitit 2022 prej 6%.
Studimet thonë se akullnajat zvicerane po zvogëlohen aq shpejt sa nuk ka gjasa që ato të shpëtohen, edhe nëse temperaturat globale mbahen brenda objektivit të rritjes prej 1,5 gradë celcius të marrëveshjes së Parisit.
