Ish zonja e parë e SHBA mbështet Harris: Do e mundi Trump-in

Ish-zonja e parë e cila kandidoi pa sukses kundër Trump në vitin 2016 ka komentuar situatën parazgjedhore duke e cilësar vendimin e Biden për tu larguar nga gara si vendimin e duhur. Teksa mbeshtet Kamala Harris-in, Hillary Clinton thotë se zgjedhja e Trump do të kishte pasoja të mëdha përtej SHBA-së.

Hillary Clinton beson se Joe Biden bëri gjënë e duhur duke duke hequr dorë nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së pas performancës së tij të dobët në debatin kundër Donald Trump.

“Unë isha me të një javë përpara debatit katastrofik dhe nuk pashë asnjë arsye pse ai të jepte dorëheqjen. Por kur debati ndodhi ai nuk mundi të shërohej dhe bëri gjënë e duhur”

Ish-zonja e parë e cila kandidoi pa sukses kundër Trump në vitin 2016, tha se besonte se e ardhmja e demokracisë është në rrezik teksa sondazhettregojnë diferenca shumë të vogla mes kandidatëve.

Ajo ka dhënë mbështetjen e saj për Kamala Harris, e cila zëvendësoi Presidentin Biden si kandidate demokrate.

"Të dy kandidatët kanë paraqitur axhenda jashtëzakonisht të ndryshme se ku duan ta çojnë vendin tone, Harris duhet ta mundë Donald Trump për të thyer ethet që ai ka shkaktuar në sistemin tonë politik"

Zgjedhjet, tha ajo, do të kishin pasoja të mëdha përtej SHBA-së, duke përfshirë mbështetjen ndaj Ukrainën, dhe vatrën e ndezur të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Clinton, e cila shërbeu si sekretare e shtetit në administratën e Obamës nga viti 2009 deri në vitin 2013, kritikoi gjithashtu premtimet e Trump për të filluar një dëbim masiv të emigrantëve të paligjshëm nëse zgjidhet.