Opozita në protestë për Salianjin/ Lita: E pritshme, nuk kalon kaq lehtë burgosja e një deputeti
Përmes një interviste në Ora News, gazetari Lavdrim Lita nga Faktor.al tha se Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së ishte i pritshëm pasi ishte caktuar nga Sali Berisha për arrestimin e Ervin Salianjit.
Lita: Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së ishte i pritshëm pasi ishte caktuar nga Sali Berisha për arrestimin e Ervin Salianjit për shkak të një kallëzimi të rremë. Ata nuk duan që ta kalojnë kaq lehtë burgosjen një deputeti. Tek kjo protestë kanë futur edhe çështje të tjera, që ndoshta nuk duheshin futur aty, si një agresion i opozitës në tërësi.
Protesta për Salianjin duhet të ishte më afër, të ishte një reagim i menjëhershëm sepse zjarri është akoma i nxehtë. Hedhja e shkarpave të tjera në protestë, mendoj e prish pak bukurinë dhe qëllimin e protestës. Ka qenë një agjendë për krijimin e një protestë të madhe në vjedhje dhe e kanë gjetur një ditë për këtë.
