Tedi Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës, vetëm SPAK nuk zbardh krimin e Erion Qeliajt!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 17:48
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se në Facebook se plehrat po digjen rrugëve të Tiranës sepse inceneratori nuk ekziston.
Ai shton se vetëm SPAK-u i Dumanit e ka të vështirë ta zbardhë këtë "krim intelektual" të banditit pa maska Erion Qeliaj!
Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës sepse inceneratori nuk ekziston! 132 milion euro janë "paguar" (vjedhur) nga Kryeplehra në Bashkinë e Tiranës për një shërbim që nuk u krye kurrë. Vetëm SPAK-u i Dumanit e ka të vështirë ta zbardhë këtë "krim intelektual" të banditit pa maska Erion Qeliaj!
