EMRI/ Aksident i rëndë në Pukë, automjeti përfundon në humnerë, ndërron jetë 40-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Viktimë ka mbetur Geg Prend Kola, rreth 40 vjeç.