Aksident në Vlorë/ Makina përplas një grua, e lënduara me dëmtime në kokë transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një mjet ka përplasur një grua, e cila është transportuar në spital me dëmtime në kokë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.