Ndryshimi i sistemit tatimor, Malaj: Digjitalizim i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe IA-në

Në mbledhjen e Këshillit Tatimor, ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar strategjinë e re, ku parashikohet rritja e të ardhurave në buxhet me 2.5 për qind.

Në fjalën e tij theksoi se gjithçka është e realizuar në bashkëpunim me BE dhe FMN. Ndryshimet do të jenë në tre shtylla kryesore

“Një prej të cilave lidhet me rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte”, tha Malaj.

Nga kjo shtyllë, tha Malaj, parashikohet që rritja e të ardhurave tatimore të jetë me rreth 9 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027.

Deklarimi real i pagave mbetet sfidë e rëndësishme.

“Shtylla e dytë e strategjisë lidhet me mirë-administrimin tatimor, e cila parashikon rritje të të ardhurave tatimore me 51 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027”, tha ministri.

Ministri tha se disa prej komponentëve kryesorë të kësaj shtylle lidhen me reduktimin e punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në cash në ekonomi.

Ndryshimi i sistemit tatimor, Malaj: Digjitalizim i plotë i sistemit

Në këtë fushë fiskalizimi dhe inteligjenca artificiale do të ketë rol kryesor.

“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha Malaj.

Sa i përket shtyllës së tretë që lidhet me miradministrimin doganor, Ministri tha se fokusi kryesor do të jetënë zhvillimin e sistemeve të IT-së, në mënyrë që administrata doganore të ketë mundësi që të bëjë një profilizim më të thelluar të riskut për subjektet tatimpaguese,