Me VIDEO/ E kaluara “e errët” e Buçit të “Përputhen”: Isha emigrant, zgjodha rrugën e shkurtër
Emisioni “Glamour” nën modelimin e Ester Bylyku u rikthye këtë të premte në ekranin e “Ora News”, duke vijuar traditën me të ftuar specialë të botës së “shoë biz”-it shqiptar.
Personazhi i çeljes së këtij sezoni të ri ishte Endi, i njohur ndryshe si Buçi, i cili u bë i njohur me konkurrimin e tij në programin e dashurisë “Për’puthen”.
Në rrëfimin e tij krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë, Buçi zbuloi dhe të kaluarën e tij si emigrant.
“Unë punoj gjithë ditën dhe tërë ditën, por paralelisht nuk punoj fare.
Punët e mia kanë qenë të rënda, pasi unë kam bërë punë shumë të rënda. Puna më e rëndë ka qenë jeta që kam jetuar, si çdo shqiptar që ka jetuar jashtë dhe i bie shkurt nganjëherë.
Shtyj në gira, mos shtyj në gjana të tjera”, tha Buçi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË

