Netanyahu: Vazhdimi i Hamasit në Gaza njëlloj sikur nazistët të rindërtonin Gjermaninë e pasluftës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se Izraeli do të kundërshtojë çdo rol të mundshëm për grupin militant të Hamasit pas përfundimit të luftimeve në Rripin e Gazës.
“Përfytyroni pak sikur nazistët e kapitulluar të lejoheshin të rindërtonin Gjermaninë pas Luftës II Botërore në vitit 1945. Është e pakonceptueshme. Është qesharake. Nuk ndodhi atëherë. Nuk do të ndodhë as tani”, deklaroi ai sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Netanyahu theksoi se Izraeli ishte gati të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur një administratë civile lokale për drejtimin e Gazës pas përfundimit të luftës gati njëvjeçare për eliminimin e militantëve të Hamasit.
Kryeministri izraelit e përfundoi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke i konsideruar Kombet e Bashkuara si “shtëpi e errësirës” që në mënyrë refleksive merr një qëndrim anti-izraelit.
Palestinezët e dinë “se në këtë moçal vreri antisemit, ekziston një shumicë, automatikisht e gatshme të demonizojë shtetin hebre për çdo gjë”.
