GJED vendos kundër liderit separatist katalanas Puigdemont

Lideri separatist katalanas, Carles Puigdemont humbi sot betejën ligjore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) për njohjen e statusit të tij si anëtar i Parlamentit Evropian.

Gjykata më e lartë në Bashkimin Evropian hodhi poshtë çështjen e Puigdemont kundër refuzimit të presidentit të atëhershëm të Parlamentit Evropian për njohjen e statusit të tij si anëtar i legjislativit të Bashkimit Evropian.

“Presidenti nuk mund të devijonte nga lista, përndryshe ndarja e pushteteve midis Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së do të shpërfillej”, GJED theksoi në një deklaratë për shtyp.

Puigdemont ka qenë subjekt i një urdhër-arresti prej vitesh për rolin e tij në një referendum për pavarësisë e Katalonjës nga Spanja.

Ish-presidenti i Katalonjës u arratis jashtë vendit me disa anëtarë të qeverisë katalanase pas kaosit të referendumit dhe reagimit të qeverisë spanjolle. Aktualisht ai jeton në Belgjikë.

Në vitin 2019, ai u zgjodh në Parlamentin Evropian së bashku me kolegun e tij politikan separatist katalanas Antoni Comín. Megjithatë, presidenti i atëhershëm i Parlamentit Evropian refuzoi t’i trajtonte ata si anëtarë të legjislativit të BE-së, pasi nuk ishin në listën e kandidatëve të zgjedhur të qeverisë spanjolle.

Puigdemont dhe Comín nuk ishin në listë, pasi ata refuzuan të betoheshin për kushtetutën spanjolle. Vendet e tyre në Parlamentin Evropian u shpallën vakante dhe të drejtat e tyre pwrkatwse u shfuqizuan.