PARISI MES STILIT DHE LUKSIT/ Java e Modës - Marka luksoze dhe ikona të pasarelës

Java e Modës në Paris ka ngjitur në pasarela disa nga yjet më të njohur të Hollivudit, që kanë prezantuar market më luksoze

Teksa Parisi po kalon një nga Javët më magjepsëse, markat më të njohura të modës kanë nisur shpalosjen e trendeve të reja.

Nga prezantimi i L'Oréal Paris dhe Christian Dior, yje të njohur si Kendall Jenner, Natalie Portman, Jane Fonda e të tjerë u panë të merrnin pjesë në eventin në kryeqytetin francez.

Nisi më 23 shtator dhe do të përfundojë më 1 tetor, dhe pasarelat u pushtuan nga stile dhe ikona të modës.

Modelet prezantuan triko të gjata që marrin formën e fustaneve, kostume asimetrike, pantallona të zeza, veshje lëkurë ose me vija në koleksionet pranverë-verë 2025

Një shfaqje që nuk kaloi pa momentet e kontrastit mes impaktit të fortë dhe delikatesës…

Ndërsa u vunë re dhe aksesorët e ndryshëm si kapele, çantat, dhe syzet.

Dhe ajo që tërhoqi vëmendje ishte mënyra e veçantë që Dior u paraqit. Një prej modeleve përfshinte gjuajtjen me hark në pistë. Si çdo vit, fokusi i markave më luksoze këtë javë është në Paris

PARISI MES STILIT DHE LUKSIT/ Java e Modës - Marka luksoze dhe ikona