FOTO/ Ndjek "vjehrrin" dhe "vjehrrën", por jo Brojën?! Ç’po bluhet në këtë mes?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 22:26
Jeta private e Armando Brojës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kudo nëpër rrjete sociale. Rikujtojmë që ylli i Kombëtares, ishte në një lidhje me Jade Alyssa Wills ndërsa prej ditësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.
Kjo për shkak se dyshja nuk e ndjek njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale. Por nëse ka prova që ata janë ndarë, gjithashtu ka dhe prova të tjera të cilat tregojnë se janë ende bashkë.
Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, sulmuesin e Kombëtares, Jade vazhdon të ndjekë babanë dhe mamanë e Brojës. Gjithashtu, modelja vazhdon të ketë në Instagram, fotot dhe videot që ka postuar gjatë pushimeve në Shqipëri këtë verë.


