Demi Moore zbulon mënyrën se si humbi peshë pas shtatzënisë së dytë

Në një intervistë të re, aktorja Demi Moore udhëtoi pas në kohë, konkretisht në vitin 1991, kur sapo kishte sjellë në jetë vajzën e saj të dytë Scout Willis. Aktorja 61-vjeçare kujton se e shtyu veten përtej limiteve për të humbur peshën e shtatzënisë.

“Më thanë të humbas peshë, sa të turpshme dhe poshtëruese ishin komentet që dëgjova, prandaj e bëra.” thotë Moore. “Mbaj mend që vajza ime ishte rreth pesë, gjashtë muajshe kur ne po xhironim filmin Immoral Proposal. Kështu që e ushqeva atë gjatë natës, u ngrita në errësirë dhe pedalova me biçikletë 96 kilometra çdo ditë. Xhironim gjithë ditën, zakonisht rreth 12 orë dhe ideja e asaj që po i bëja trupit tim ishte çmenduri, qesharake."

E pyetur se çfarë mendon kur shikohet tani në pasqyrë, Demi pranoi se ka ditë të mira dhe të këqija. Ajo tha: Është luhatje. Disa ditë dukem dhe jam si: Wow dukem shumë mirë. Dhe disa ditë e kap veten duke u stresuar për pamjen e jashtme.

Moore dhe ish-bashkëshorti i saj Bruce Willis mirëpritën tre vajza të quajtura Rumer Glenn , e lindur në 1988, Scout LaRue, e lindur në 1991 dhe Tallulah Belle, e lindur në 1994.