Fotografi i yjeve në Australi, Arlind Rexhepaj tregon për eksperiencën e tij

Arlind Rexhepaj, fotografi shqiptar, që në vendin e largët, Australi, njihet me pseudonimin Ari Rex, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” tregon për eksperiencën e tij.

"Në 98 shkova në Australi nga Italia. Ishte koha e trazirave. U ktheva në Shqipëri sepse jetoja në Itali. Por, gjërat nuk shkuan mirë në Shqipëri nga piramidat dhe Australia ishte shpëtimi i asaj rrëmuje. Nuk kisha asnjë atje. Australia më ka pëlqyer gjithmonë si vend dhe desha ta njihja më tepër si vend. Njihem si fotograf i yjeve dhe i stuhive. Njihem nga disa kompeticione, që jam futur dhe kam fituar disa tituj. Jam fotograf 100%, ajo është puna ime", tha fotografi.