FOTO/ Nicola Peltz lyen qentë në ngjyrat portokalli dhe vjollcë, reagojnë fansat: S’është normale...

Lëvizja e Nicola Peltz për të ngjyrosur qentë e saj ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Aktorja 29-vjeçare shpërndau një video në TikTok duke e treguar atë duke kërcyer me bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham në kuzhinën e shtëpisë së tyre teksa merrte qenin e saj Bolognese, i cili ishte lyer rozë me portokalli në veshë dhe këmbët e pasme.

Madje, djali i David Beckham përmes një postimi në Instagram ka treguar edhe qenin e tyre të dytë, të së njëjtës racë, të quajtur Lamb, gëzofi i të cilit ishte lyer rozë dhe vjollcë. Fansat u tronditën nga videot e qenve të pikturuar dhe shprehën trishtimin e tyre për kafshët.

“Qeni dukej shumë i trishtuar – në fillim mendova se ishte një lodër,” shkroi njëri, ndërsa tjetri shtoi: “Oh zot, qeni”.

“Më thuaj që nuk ia bëri këtë qenit të gjorë”, komentoi një person i tretë.

Qentë të mjerë, kjo nuk është normale” vuri në dukje një tjetër llogari.

Në korrik, u raportua se Peltz po përgatitej të padiste një kujdestare qensh pas vdekjes së papritur të chihuahuas së saj. Aktorja kishte njoftuar vdekjen e qenit të saj një muaj më parë, duke zbuluar se chihuahua pësoi atë që ajo e përshkroi si një urgjencë mjekësore pasi vizitoi një kujdestar qensh të paidentifikuar në Nju Jork.

FOTO/ Nicola Peltz lyen qentë në ngjyrat portokalli dhe vjollcë,