VIDEO/ Çfarë po ndodh me dyshen e njohur? Ylli Limani i "nxjerr" sheshit sekretin Dafina Zeqirit: Ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 15:52
Këngëtari Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën që çifti ia dërguan.
“Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka”, ka shkruar Ylli në Instagramin e tij.
Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024.
Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan pak ditë më parë duke organizuar një festë private. Pritet që dasma të bëjë bashkë emra të njohur nga showbizi shqiptar.
