Kylie Minogue shpall turneun botëror/ Ikona e “Pop”-it e nis nga vendlindja, në muajin shkurt
Ikona e muzikës pop, e njohur për hitin si PadamPadam, Kylie Minogue; ka ndarë për fansat lajmin e shumëpritur për nisjen e një turneu botëror. Performancat e para do të nisin në shkurt nga vendlindja- Australi, për të vazhduar në Azi dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ylli i popit me origjinë nga Australia, Kylie Minogue, shpallit turneun e saj më të madh botëror të një dekade, duke u rikthyer me albumin “Tension 2”.
Artistja do ta nisë rrugëtimin global nga vendi I saj I lindjes në shkurt, ndërsa do të vijojë në Azi dhe Mbretëri të Bashkuar.
Jam më tepër sesa e emocionuar, që po arrij të festoj epokën e Tensionit më shumë me fansat. Do të ketë shumë Padaming," deklaroi ajo, duke iu referuar këngës së saj virale, fituese e Grammy-t 2023, Padam Padam.
Ikona e muzikës pop, bëri me dije se plot 13 këngë do të publikohen deri më datë 18 tetor. Njëzet data të koncerteve janë shpallur deri më tani, por Minogue tha se të tjera do të bëhen publike në vijim.
56-vjeçarja po shijon karrierën e saj, një rilindje që erhi pas Tension dhe Padam Padam.
Në shkurt ajo mori Grammy-n e saj të dytë - 20 vjet pas cmimit të parë - dhe muajin pasardhës mori çmimin Global Icon Brits'. Ajo gjithashtu ka interpretuar në Lojërat Olimpike të Sidneit.
Minogue nuk ka shkëlqyer vetëm në muzikë, por edhe në aktrim. Në vitin 1986 ajo ka luajtur në telenovelen Neighbors, ku u prezantua si mekanike e makinave.


