Kujdesi ndaj luleve në vjeshtë, Prençe: Ka modë edhe tek lulet, kanë trendet dhe risitë e veta...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 11:28
E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", ishte specialistja e luleve, Elvira Prençe, për të folur për kujdesin ndaj luleve.
"Ashtu siç në cdo fushë tjetër, edhe tek lulet ka trendet dhe risitë e veta, nuk është asgjë bazike, ashtu sic ka qenë para 30 vjetësh apo 15 vjetësh. Qoftë tek ambalazhimi i buqetave, tek mënura se si i formulon apo kompozon, tek kombinimi i ngjyrave. Ka modë edhe tek lulet. Edhe çdo vit bëhen seminare të ndryshme. Edhe përsa i përket buqetave të nuseve ashtu siç ka trende tek veshjet, ka edhe tek format e buqetave ose tek ngjyrat sesi do kompozohen buqetat, edhe tek buqetat për ditëlindje, në të gjitha drejtimet. Edhe kjo fushë ka trendet e veta", tha Prençe
