DALIN EMRAT/ Ja kush janë 22 efektivët e ‘Rrugores’ së Kukësit që nuk hidhnin gjobat në sistem

Këta janë 22 efektivët e Policisë Rrugore të Kukësit ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë nga AMP, për shkak se shmangnin gjobat në sistem duke i marrë vetë paratë.

EMRAT

Krenar Molla

Gasper Gjeta

Armand Shehu

Ndoc Pjetri

Armir Hallaçi

Marjan Bolaj

Kastriot Gjini

Gilbert Kapxhiu

Arsim Braha

Gramoz Dafku

Shuaip Gjuta

Artan Pellumbi

Agron Nika

Zenel Axhemi

Asqeri Xhelo

Ismail Petku

Gjovalin Tushaj

Gjelosh Laska

Flavio Ademi

Bardhok Çupi

Alfred Tushaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, efektivët e Policisë Rrugore shmangnin hedhjen e gjobave në sistem.

Hetimit ka nxjerrë se punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.