Këngëtari rrëfehet për historinë e dashurisë që mbeti pezull dhe rinisi pas 16 vitesh

Këngëtari i njohur Arjan Dredhasi ka rrëfyer në emisionin “Shije Shtëpie” historinë e dashurisë me bashkëshorten. Ai zbuloi se kanë qenë shumë të rinj kur mes tyre ka pasur thjesht tërheqje. Mirëpo, historia e tyre e dashurisë mbeti pezull për shumë vjet, pasi ata u larguan nga njëri-tjetri, dhe pas 16 vitesh u vulos me martesë.

"Për sa më përket mua, më ka zgjedhur bashkëshortja. Teoria ime është që meshkujt nuk besoj se zgjedhin, janë femrat ato që zgjedhin.

Unë po flas për veten time, them se në kohën time na zgjidhnin. Kam grisur atletet duke e ndjekur nëpër rrugët e Korçës bashkëshorten dhe normale që ishin shumë meshkuj që u shkonin sytë tek ajo, por unë e quaj veten me fat që më ka zgjedhur. Pastaj nga momenti që jemi bashkë, se jemi shumë vite dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë, por nga ai moment e deri më sot, çdo ditë është një test, pa diskutim.

[Në fillim] ka qenë një tërheqje që kishim, ta quajmë kimi që pas njëfarë kohe ne e humbëm… ishte tranzicioni në ’91, prindërit kanë qenë ambasadorë, ajo shkoi jashtë, unë shkova jashtë. Dhe për rreth 16 vjet humbëm, jo se u ndamë për një arsye. Pas 16 vjetëve ishim direkt me unazë, ishim direkt o martohemi, o s’ka", tha ai.