FOTOT/ Vetëm 10 ditë pasi u bë nënë, Cardi B shfaqet në super formë : Për të shmangur depresionin pas lindjes duhet ta mbani mendjen të zënë...

Reperja e njohur Cardi B ka mahnitur ndjekësit me postimin e saj të fundit në Instagram. Reperja mirëpriti fëmijën e saj të tretë me Offset më 7 shtator dhe të martën, më 17 shtator, ajo ndau dy foto ku tregonte një bark të sheshtë dhe dukej në super formë.

Këngëtarja e “Bodak Yellow” dukej e mahnitshme në foto, dhe definitivisht jo si dikush që sapo ka lindur. “Rikthimi është çmenduri”, shkruhet në një nga komentet më të pëlqyera.

Është e paqartë nëse fotot janë bërë para apo pas lindjes por Cardi është kthyer në palestër. Një javë pasi mirëpriti foshnjën e saj, ajo ndau një video në palestër duke thënë: Kam filluar…

Nëna e tre fëmijëve gjithashtu siguroi fansat se po stërvitet në mënyrë të sigurt dhe se po e bën këtë për shëndetin e saj mendor.

"Unë nuk jam duke bërë ngritje të rënda, pa tendosje muskujsh, asgjë nga këto... vetëm kardio. Ndonjëherë për të shmangur depresionin pas lindjes duhet ta mbani mendjen të zënë dhe për mua, kjo është puna dhe të qëndrosh aktive," vazhdoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)