Projekti për hyrjen e Shkodrës/ IKMT nis shembjen e ndërtesave pa leje
Ka nisur mëngjesin e sotëm, prishja e objekteve në hyrje të Shkodrës, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rikualifikimin e hyrjes së qytetit.
Si fillim është prishur një hotel ndërsa gjatë ditës se sotme janë planifikuar edhe dy objekte të tjera për tu prishur.
Në total, janë 11 objekte pa leje për tu shkatërruar dhe 10 të tjera me leje por që presin procesin e shpronësimit.
Pas 21 bizneseve, do të prishen edhe 55 objekte banimi të komunitetit rom. Gjatë prishjes se objekteve, nuk ka pasur rezistencë dhe as reagime nga pronarët e tyre.
Njoftimi:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon me prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit publik “Rikualifikim i hyrjes së qytetit Shkodër dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”. Janë 11 objekte 1 dhe 2 katëshe me funksione të ndryshme që do të prishen.