PËRKUJTOHET IDRIZ ÇELMETA/ Ish-diplomati në Kinë, luajti rol në bashkëpunimin tregtar mes vendeve
Idriz Çelmeta, ishpdiplomat dhe themelues i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë, u përkujtua nga familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta. I bënë homazh njeriut të dashur, dhe profesionistit të përkushtuar
Janë vlerësime për Idriz Çelmetën nga disa prej njerëzve që e njohën në kohë të e situata të ndryshme!
Ish-diplomati në Ambasadën e Shqipërisë në Kinë dhe themelues i Dhomës së Tregtisë mes dy vendeve prej një viti nuk është më mes njerëzve të dashur të familjes, dhe pranë miqve e bashkëpunëtorëve.
Sendet personale dhe kujtimet me të u përlotin sytë!
Por gëzimet dhe mësimet, thonë se do ti ruajnë përjetë!

Historia e jetës, veprimtaria diplomatike e më pas angazhimi për forcimin e bashkëpunimit tregtare mes Shqipërisë e Kinës, e Idriz Çelmetës u përmblodh në një dokumentar.
Familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët nga fusha të ndryshme i bënë homazh jetës së njeriut të dashur dhe profesionistit të përkushtuar.
Pas studimeve për gjuhë kineze në vitet '70-të të shekullit të kaluar në Pekin, Idriz Çelmeta ka qenë diplomat i Ambasadës shqiptare në Kine.
Pas viteve ’90-të u angazhua në sektorin privat. Idriz Çelmeta ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare!

