OKB: Shpërthimet në Liban jashtëzakonisht shqetësuese

Pas shpërthimeve të koordinuara të qindra pajisjeve të telekomunikacionit në Liban, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e një përshkallëzimi midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Këto zhvillime janë jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo po ndodh brenda një konteksti jashtëzakonisht të paqëndrueshëm”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në Nju Jork.

“OKB-ja po monitoron situatën. Unë mendoj se ne nuk mund të përcaktojmë sa duhet rreziqet e përshkallëzimit në Liban dhe në rajon,” shtoi Dujarric.

Shpërthimet e pajisjeve të telekomunikacionit të dorës në disa rajone, por kryesisht në zonat e kontrolluara nga Hezbollahu, u vranë nëntë persona dhe u plagosën rreth 2 800 të tjerë.

Në mesin e të plagosurve ishin anëtarë të shumtë të organizatës shiite pro-iraniane Hezbollah. Hezbollahu ka fajësuar Izraelin për incidentin duke njoftuar se do të hakmerret.