Atentati i dytë ndaj Trumpit/ Gazetari Sina: Përpjekje të shumta për një hetim të thellë

Gazetari, Beqir Sina në një intervistë në Ora News u shpreh se po bëhen përpjekje për një hetim të thellë për atentatin e dytë ndaj Donald Trump.

Sina: Përpjekja e dytë ka marrë edhe më tepër seriozitet.

Ajo që ka marrë më tepër rëndësi është pse të ndodhin këto dhe pse të ndodhin në këtë fushatë dhe pse të ndodhin vetëm ndaj Trump.

Këto pyetje i kanë shtruar të dyja palët pas këtij atentati.

Vazhdojnë përpjekjet për të bërë një hetim të plotë dhe të pavarur.

Për këtë është angazhuar edhe shteti i Floridas, aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Guvernatori i Floridas, De Santis ka marrë përsipër që ky hetim ndaj këtij atentati të zhvillohet edhe më i gjerë edhe më i thellë rreth këtij problem.