NË 2040-N HIQET DUHANI/ BE synon të ndalojë edhe produktet alternative me avull

Rregullat e pirjes së duhanit së shpejti mund të bëhen më të rrepta në Europë. komisioni Evropian pritet të rekomandojë ndalimin e pirjes së duhanit, duke përfshirë edhe produktet pa nikotinë në tarracat e kafeneve, stacionet e autobusëve dhe kopshtet zoologjike.

Komisioni Evropian synon të krijojë një “brez pa duhan” ku më pak se 5 për qind e popullsisë së BE-së do të përdorë duhanin deri në vitin 2040 si pjesë e planit të tij për të mposhtur kancerin.

Komisioni Evropian, pritet të rekomandoj ndalimin e pirjes së duhanit, duke përfshirë këtu edhe produktet pa nikotinë në tarracat e kafeneve, stacionet e autobusëve dhe kopshtet zoologjike, kjo sipas një dokumenti të zbuluar nga media Euronews.

Versioni i fundit i draftit kërkon të pastrojë hapësirat publike nga të gjitha aerosolet, jo vetëm nga tymi i cigares, duke reflektuar shqetësimet në rritje mbi rreziqet shëndetësore që paraqesin produktet e reja të duhanit si avujt.

Udhëzimet nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ofrojnë një kornizë që shtetet anëtare ta ndjekin si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të frenuar kancerin e lidhur me duhanin.

Sipas udhëzimeve të reja, zonat e jashtme ose gjysmë të jashtme, të përcaktuara si hapësira pjesërisht të mbuluara ose të mbyllura si çatitë, ballkonet, verandat dhe oborret, të lidhura me objektet e shërbimit si restorantet, baret dhe kafenetë duhet të bëhen zona pa tym.

Qendrat e transportit publik, duke përfshirë stacionet e autobusëve dhe aeroportet do të bëhen po ashtu zona pa tym. E njëjta gjë në zonat e jashtme të lidhura me vendet e punës, spitalet dhe shtëpitë e pleqve.

Zonat rekreative ku janë të pranishëm fëmijët, duke përfshirë këndet e lojërave publike, parqet argëtuese, pishinat dhe kopshtet zoologjike, janë gjithashtu të përfshira, si dhe ambientet arsimore nga kujdesi për fëmijët parashkollor deri në universitet.

Ndërsa disa vende europiane e kanë ndaluar pirjen e duhanit në afërsi të shkollave, jashtë vendeve të punës ose në stadiume sportive, Suedia është i vetmi vend europian që e ka ndaluar plotësisht duhanin në tarracat e restoranteve dhe bareve, sipas Partneritetit Pa Tym (SFP), një koalicion të OJQ-ve europiane.

Pirja e duhanit ka ardhur duke u ulur në Suedi që nga fillimi i viteve 1980 dhe tani ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në të gjithë Europën. Në përgjithësi, gati një e katërta e evropianëve pinë duhan, sipas sondazhit të Eurobarometrit 2022, me shifra që varion nga rreth 8 për qind në Suedi në 37 për qind në Bullgari. Duhani vrete rreth 700,000 njerëz në botë.