SPAK kërkon 11 vite burg/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën dhe bashkëpunëtorëve të tij
SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.
Për Genti Nderjaku kërkon dënim me 9 vite burg, i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg. Për Bashkim Haxhian, kërkon 8 vite burg. Me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Për Endrit Sinanin, 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, përfundimisht me 5 vite burg. Për Julian Pjetrin SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burg.
Ndërkohë, Gjykata e posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushteve për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndodh dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Sukthit.
Sipas prokurorisë ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kane siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen. Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eliminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.