RENDITJA/ Mbyllet java e 5-të, si ndryshon vendi i skuadrave në "Superiore"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 07:48
Java e pestë e Superiores mbylli siparin mbrëmjen e djeshme ku nuk munguan surprizat. Dinamo arriti të merrte 3 pikë të arta ndaj Skënderbeut.
Triumfi i parë i Ilir Dajës në krye të dinamovitëve këtë sezon, ndërkohë që Skënderbeu duket se po prek fundin me 4 pikë në 5 javë.
Dy duelet e tjera të ditës së sotme u mbyllë në barazim. Ecuri për rekord e Tiranës që në 5 javë kanë siguruar 5 barazime.
Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia dhe Egnatia kryesojnë me pikë të barabarta (10). Në ndjekje të dy kryesuesve janë vënë Elbasani dhe Partizani me 8 pikë. Tabela mbyllet me Laçin me 3 pikë.
Rezultatet e javës së 5:
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
EGNATIA-BYLIS 4-0
LAÇI-PARTIZANI 1-1
DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
TIRANA-ELBASANI 1-1
Renditja:



