VIDEO/ Skëndërbeu gjunjëzohet në fund, Dinamo rrëmben fitoren në minutat e fundit në “Elbasan Arena”

Dinamo ka triumfuar në fund ndaj Skënderbeut në sfidën që u zhvillua në Elbasan në kuadër të javës së 5-të të Kategorisë Superiore.

“Blutë” realizuan një gol të shpejtë në minutën e 6-të me anë të Baton Zabergja-s.

Meksi del mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër shkon te Zabërgja i cili gjuan dhe kalon ekipin në avantazh.

GOLI I ZABERGJA-S- VIDEO

Dinamo e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë përballë Skënderbeut.

Por avantazhi i skuadrës së Ilir Dajës mund të kishte qenë më i thellë teksa Lorenco Vila shpërdoroi një rast të artë.

Kundërsulm i rrufeshëm i sulmuesit durrsak i cili shmang një mbrojtës e pastaj edhe portierin Alia. Megjithatë, finalizimi lë për të dëshiruar pasi gjuajtja e tij nuk gjen portën e boshatisur.

RASTI I EMILJANO VILES- VIDEO

Ndërkaq korçarët kanë arritur të shënojnë falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Ermir Rashica në fillimin e pjesës së dytë.

Nikaj niset i vetëm drejt portës, shmang Salin dhe pastaj rrëzohet pas një kontakti me Muzek.

RASTI I PENALLTISE – VIDEO

Gjyqtarja Rusta i jep të verdhë Nikajt për simulim, teksa më pas ftohet nga VAR të shohë pamjet.

Në fund jep penallti dhe i heq kartonin e verdhë Nikajt, ndërsa nga pika e bardhë Rashica nuk gabon.

GOLI I RASHICES – VIDEO

Ndërsa në fund do të ishin sërish dinamovitët që do të kalonin në avantazh.