FOTO/ Komentohet për ngjashmërinë me Loredanën, reagon e dashura e Mozzik?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2024, 20:29
Lotina Haziri, vajza e ish-deputetit nga Kosova dhe e dashura e këngëtarit të njohur Mozzik, është krahasuar shpesh me ish-të dashurën e këtij të fundit Loredanën.
Ajo ka ndarë një foto me prindërit e saj në InstaStory, ku shkruan:“Dy njerëzit e VETËM në botë me të cilët mund të përngjaj unë”, duke sjellë reagime në rrjet.
Ndjekës të shumtë e kanë komentuar si një përgjigje ndaj krahasimeve me Loredanën.
Fotoja tregon një nga momentet e dasmës luksoze të motrës së Lotinës.
Një detaj tjetër që ra në sy është edhe veshja e çiftit Mozzik-Lotina.
Fustani që ka zgjedhur bukuroshja është ngjyrë të kuqe, ndërsa reperi ka veshur një kostum të zi, me karvatë të kuqe.
