Divorcet te moshat +40/ Psikologia tregon disa nga arsyet kryesore që çojnë drejt ndarjes: Një faktor edhe dhuna...

Shumica e të divorcuarve në vendin tonë i përkasin grupmoshave 40-50 vjeç, kjo sipas sensit të popullisisë dhe banesave të vitit 2023. Vjen një moshë ku duket se martesa nuk është më funksionale dhe lind pyetja: Pse kaq shumë divorce në këtë moshë? 

E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur rreth kësaj teme, ishte psikologia Destrmona Çelo.

"Arsyet janë të shumta, por unë dua të përmend ndryshimet në pritshmëri dhe në vlera, të cilat ata i kuptojnë në këtë moshë. Pasi ata kanë arritur të krijojnë familje, të rrisin fëmijët, ata merren pak më shumë me veten dhe e kuptojnë që pritshmëritë dhe vlerate tyre nuk janë të njëjta me partnerin. Ndërkohë që më përpara këto mund të ishin pak më të pranuara për shkak se duhet të qëndronin së bashku për shkak të mentalitetit, opinionin dhe për shkak të rritjes së fëmijëve. Këto janë disa nga arsyet kryesore. Një nga faktorët është edhe dhuna", tha Çelo.