Aksident i trefishtë në Unazën e Madhe, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në Unazën e Madhe në afërsi të Farkës. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Pas aksidentit është krijuar trafik në zonë i cili ka vazhduar për një kohë të gjatë.

Policia ndodhet në vendngjarje me qëllim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.