Qerimi: Aktakuza e Speciales së Kosovës për autorët e sulmit në Basnjë shumë profesional
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 20:31
Përmes një interviste me Ora News, profesori Islam Qerimi tha se Prokuroria Speciale e Kosovës, juridikisht ka ngritur një akuzë shumë profesionale lidhur me sulmin në Banjskë.
Qerimi: Sa i përket kësaj aktakuze që është ngritur dje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konstatoj se juridikisht është një akt shumë profesional. Sepse ka pasur zëra që do të zgjasë hetimi pa kufi, por kishte 3 vite kohë për ngritjen e aktakuzës në raste të tilla krimi të organizuar.
Ky grup kriminal me dhunë dhe armatim të rëndë ka dashur që ta shkëpusë veriun e Kosovës dhe t’ia bashkëngjisë Serbisë. Po ashtu kanë kryer një vrasje, Afrim Bunjakun duke rrezikuar edhe jetën e shumë të tjerëve.