VIDEO/ "Kamikazët e rrugës... Ta hajmë ne"- Hati filmon momentin kur ndalohet dhe shoqërohet në komisariat, ironizon policinë, bllokon komentet: Alamet 19 vjecareje...
Ditën e sotme Policia e Tiranës ka gjobitur dy personazhet e TikTokut Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara. Gjithashtu është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët çifti udhëtonte.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Hatixhe, e njohur si Hati, ka reaguar duke përdorur dhe ironinë për uniformat blu.
"Më ka ndaluar policia sepse dikush nga ju më ka akuzuar, se për çfarë unë nuk e di. Bëhet fjalë për një shkelje që mund të kem bërë. Unë shkelje? Unë zakonisht eci shumë mirë. Ja pra njerëz, na kanë ndaluar dhe mori patentën e Jasharit edhe letrat e makinës për verifikim dhe ka nja dy orë që po flet në telefon, ndoshta po përgatisin gjithë forcat speciale për të na arrestuar. Nuk e di a është shenjë e mirë ajo dosja.
Njerëz po shoqërohemi për në komidariat. Policia po na drejton. Shkuam për ti dhënë zgjidhje këtij muhabeti, po çfarë zgjidhje do i japësh kur vetë policat nuk ishin të koordinuar, ca filmonin pa lejen tonë dhe ca të tjerë thonin prit të vijë shefi. Tani nuk po e kuptoj Policinë e shtetit. Shkurt muhabeti, ta hajmë ne, njerëzit e thjeshtë, ndërkohë këto kamikazët e rrugës nuk pësojnë asgjë", tha ajo në video.
Ndërkohë që në postim ka shkruar: "Nje rritje rrogash per policine se kane bere alamet kapje 19 vjecareje".
View this post on Instagram
