FOTO+VIDEO/ Ylli i "Victorius" fejohet me këngëtaren e njohur, Halsey e konfirmon

 Këngëtarja Halsey konfirmoi se është fejuar me aktorin Avan Jogia. Në mesin e korrikut dolën zëra se këngëtarja dhe aktori kishin vendosur të hidhnin hapin e radhës në lidhjen e tyre.

Në fakt, 29-vjeçarja u shfaq për të konfirmuar fejesën në një intervistë për E!News duke e përshkruar muzikantin dhe aktorin kanadez si "një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur ndonjëherë".

“Avan është më i miri, ai është një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur ndonjëherë” shtoi këngëtarja. "Çdo ditë që kaloj me të është një ditë që ndihem sikur jam me mikun tim më të mire. Është e pabesueshme.”

Kur u pyet nëse do të martohen, Halsey u përgjigj: Shpresoj që po.

Halsey shtoi se djali i saj tre-vjeçar me ish-partnerin Alev Eidin, Ender, është shok i ngushtë me Jogia, duke shtuar se Ender do të jetë "padyshim" pjesë e dasmës. Këngëtarja filloi të takohej me ish-aktorin e Victorious shtatorin e kaluar

FOTO+VIDEO/ Ylli i "Victorius" fejohet me këngëtaren e