“Mollë sherri” një vajzë, 14-vjeçari në Itali godet me thikë bashkëmoshatarin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 17:15
Një sherr mes adoleshentësh që ka degjeneruar në përdorimin e thikave është shënuar këtë të enjte në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij.
“Mollë sherri” për këtë ngjarje ka qenë një vajzë.
Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa i lënduari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
