“Putini do të të hante për drekë”/ Kremlini reagon ashpër pas deklaratës së Harris ndaj Trump: Mos përdorni...

Moska është e pakënaqur për përdorimin e emrit të presidentit Vladimir Putin në politikën e brendshme të SHBA-së, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zyrtari u pyet të mërkurën në lidhje me vërejtjet që kandidatja demokrate Kamala Harris bëri për liderin rus gjatë ngjarjes së së martës mbrëma.

Putin “do të të hante për drekë”, i tha ajo kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump, teksa reklamonte angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe Ukrainës.

Peskov tha se ndërsa qeveria ruse kishte marrë parasysh referencat gjatë debatit në Filadelfia, ajo i konsideroi të dy kandidatët si armiqësorë.

“Emri i Putinit po përdoret si një nga mjetet në luftën e brendshme politike amerikane,” shtoi ai.

“Nuk na pëlqen aspak kjo. Shpresojmë që ta lënë të qetë emrin e presidentit tonë”.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e hodhi poshtë debatin amerikan si kryesisht të parëndësishëm.

Putin tha më parë se Kamala Harris ishte kandidatja e tij e preferuar në garën në SHBA, sepse ajo ka të një të qeshur “ngjitëse” .

Kjo tregon një person me humor të mirë, i cili nuk do të ishte i etur për të miratuar më shumë politika anti-ruse, shpjegoi presidenti rus.