Dhuna ba*rbare e motrave Berisha që lindi nga rrjetet sociale, sociologia: Njerëz të tillë kanë probleme me vete. Rastet janë alarmante
Dhuna dhe urrejtja mes vajzave që nis në rrjetet sociale dhe më pas kalon në rrafshin fizik sa vjen dhe bëhet më problematike në shoqërinë shqiptare.
Për të kuptuar më shumë lidhur me këtë përdorim të shtuar të gjuhës së urrejtjes dhe mllefit në rrjetet sociale e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte e sociologia Eva Sinanaj.
“Unë shikoj figura publike që kur përballen me këtë lloj gjuhe në rrjetet e tyre sociale shfaqen disi më të ekuilibruar, apo që duan ta zbusin këtë realitet dhe kanë krijuar një farë imuniteti.

Por unë vërej se kjo gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale tregon një ç’ekuilibër emocional nga ana e atyre që shkruajnë, nga njerëz të parehatuar, apo janë njerëz që kanë shumë kohë të tepërt për t’u marrë me gjëra që nuk i përkasin, apo me jetën e tjetrit.
Janë njerëz që nuk i dinë caqet e tyre. Por nga ana tjetër, nganjëherë kanë dhe material për këtë gjë. Por kjo nuk ta jep të drejtën që të japësh një opinion.
Rasti i motrave Berisha, ka një gjë që njerëz që ndërmarrin akte dhune fizike do të thotë që kanë një problem emocional me veten e tyre”, u shpreh ndër të tjera sociologia Eva Sinanaj.

