FOTO/ Ylli i “High School Musical” bëhet nënë për herë të dytë, aktorja zbulon emrin e vogëlushes

Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të dytë.

Ylli i “High School Musical” dhe bashkëshorti i saj, Christopher French ndanë foton e parë të vajzës së tyre përmes një postimi në Instagram. Çifti dhe vajza e tyre 3-vjeçare, Jupiter mbanin dorën e anëtares më të re në familje.

“Të tre ne jemi të fiksuar pas teje. 6 shtator 2024”, shkroi ajo duke vendosur edhe ikonën e një tërfili me katër fletë. Në diçiturë, Tisdale zbuloi se emri i vajzës është Emerson Clover French.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashley Tisdale (@ashleytisdale)

Aktorja e dha lajmin e shtatzënisë në muajin mars. Ajo postoi disa foto duke treguar barkun e rrumbullakosur ndërsa pozonte nën një pemë limoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashley Tisdale (@ashleytisdale)

Tisdale dhe French u martuan në shtator të vitit 2014 dhe u bënë prindër për herë të parë në mars 2021