Si të humbasim peshën shëndetshëm? Nutricionistja jep “recetën”

Shtimi i peshës gjatë pushimeve është një shqetësim i zakonshëm për shumë të rritur.

Pushimet e ndryshme sezonale mund të nxisin ngrënien e tepërt, sjelljen sedentare dhe konsumimin e ushqimeve të pasura me kalori.

Por si mund t’i humbasim kilogramët e tepërta të marra gjatë pushimeve?

Kësaj pyetjeje i dha në studion e lajmeve në “Ora News” përgjigje nutricionistja Hyrida Basha.

“Detoksi nuk ka një dietë të saktë. Nuk mund të humbasim peshë duke mbajtur dietë drastike, pasi kjo shkatërrin imunitetin e trupit. Normalisht, mund të humbasim lëngjet e tepërta në forma të shumta, por dhjamin e shkrin vetëm aktiviteti fizik.

Dhe kjo bëhet duke iu rikthyer një regjimi të rregullt ditur në ushqim dhe në lëvizje”, u shpreh Basha.