Rrëmbyen dhe zhdukën trupin e Jan Prengës, nis gjykimi në GJKKO për kreun e grupit të Shijaku, Altin Hajri. Por as ky nuk gjendet

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, kreut të grupit kriminal që vepronte në Shijak.

Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës. Hajri është në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ndërkohë grupi është ndarë në disa pjesë.

Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm, ndërkohë ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazave të fundit.

VIDEO-KRONIKA/ Pronari i kompleksit “Golden” në Shijak akuzohet për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës